Teuta Arifi nderohet me çmimin: “Oficere e rendit nacional për merita”

Nënkryetarja e Bashkimit Demokratik për Integrim Teuta Arifi, u nderua me titullin “Oficere e rendit nacional për merita”, titull ky që ndahet me dekret të presidentin të Republikës së Francës për persona ushtarak ose civil, francez apo të huaj që kanë merita të posaçme për Republikën Franceze dhe vlerat universale që ajo promovon.

Ambasadori Timonie, në fjalën e tij tha se ky çmim i ndahet Arifit, si një frankofone e dëshmuar.

Kjo dekoratë është e vendosur nga gjenerali De Gol në vitin 1963, dhe paraqet një nga mirënjohjet më prestigjioze franceze. /albeu


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu