Tha se do të votojë pro tërheqjes, por abstenoi, Balje: Momenti më i vështirë në karrierën time

Deputetja e Kuvendit, Duda Balje, pati deklaruar se do të mbështet tërheqjen e 30 për qind të mjeteve nga Fondi i Kursimeve Pensionale, teka sot në Komisioni për Buxhet dhe Transfere abstenoi.

Balje këtë abstenim e cilësoi si momentin më të vështirë të karrierës.

Ky është momenti më i vështirë në karrierën time, pasi abstenimi është në emër të Grupit Parlamentar ndërsa personalisht jam pro”, tha Balje në hollin e Kuvendit të Kosovës.

Deputetët opozitarë të këtij komisioni ishin pro, ndërsa votat e pushtetit ishin kundër, teksa nga minoritetet, Verica Ceraniq e Listës Serbe ishte pro, ndërsa Duda Balje abstenoi.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu