Tha se është fat që aksidenti në Kroaci nuk ka ndodhur në Kosovë, Oda e Mjekëve i reagon deputetes Reshitaj

Oda e Mjekëve të Kosovës i ka reaguar deputetes së AAK-së, Albena Reshitaj e cila gjatë ditës së djeshme ka deklaruar se fat në fatkeqësinë në Kroaci ka qenë se aksidenti ka ndodhur atje e jo në Kosovë, pasi që siç ka thënë ajo, do të kishte dyfish më shumë vi ktima.

Nga kjo Odë kanë thënë se është për tu çuditur se si Reshitaj ka gjetur fatmirësi në një fatkeqësi në kurriz të profesionistëve shëndetësorë.

Deklarimet e deputetës, znj. Albena Reshitaj të bëra më datë 27 korrik 2021, në Komisionin Parlamentar për Inftrastrukturë dhe të transmetuara në mediat, e cila lidhur me aksidentin e ndodhur në Kroaci në të cilin kanë pësuar mërgimtarët tonë, thotë se ka qenë fat në fatkeqësi që tragjedia ka ndodhur në Kroaci e jo në Kosovë, pasi që sipas saj, do të kishte dyfish më shumë viktima. Është për tu çuditur se si deputetja Reshitaj ka gjetur insipirim që të gjej fatmirësi në një fatkeqësi të tillë në kurrizë të profesionistëve shëndetësorë dhe sistemit shëndetësor sado i brisht të jetë ai”, është thënë nga kjo Odë.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu