Granit Cana i cili la shtëpinë javën e kaluar, ka thënë se ai zgjodhi t’i qëndronte afër një banoreje që kishte probleme mentale, duke iu referuar këngëtares Fifi.
Deklarata e Granitit është komentuar shumë në rrjete sociale dhe në mediat rozë, prandaj ish-banori i Big Brother, ka dalë me një sqarim.
“Nuk ishte deklarata ime ajo që “ka pas probleme me shëndetin mental në të kaluarën”.
“Ajo ishte deklarata e vet Fifit që na e rrëfej sa ishim aty brenda sepse unë se kam njoft atë më herët gjithsesi, unë vazhdojë të bëjë tifo për të Paqe”, ka shkruar Graniti në Instagram.









