Thaçi dërgon në Kushtetuese komentet për dekretimin e Hotit për kryeministër

Gjykata Kushtetuese ka vendosur me 1 maj masë të përkohshme deri më 29 maj duke pezulluar deri në një vendim të plotë dekretin e presidentit Hashim Thaçi për të mandatuar Avdullah Hotin e Lidhjes Demokratike të Kosovës për kryeministër, e ndaj kësaj ka reaguar presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi.

Thaçi sot ka dorëzuar komentet në Gjykatën Kushtetuese për dekretimin e Avdullah Hotit si kryeministër i Kosovës.

Zyra thotë se presidenti e ka nxjerrë këtë Dekret pas konsultimit me të gjitha partitë politike të përfaqësuara në Kuvend dhe pajtimit të shumicës absolute të tyre për të formuar Qeveri të re, njofton Klan Kosova.

“Si përfaqësues i unitetit të popullit dhe garantues i funksionimit demokratik dhe kushtetues të institucioneve, Presidenti përmes nxjerrjes së Dekretit nr. 24/2020 ka vepruar në kuadër të kompetencave të tij të përcaktuara me Kushtetutë dhe sipas standardeve të përcaktuara në Aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese në rastin KO103/14”, thuhet nga zyra e presidentit, shkruan Gazeta Metro.

Ndërkaq, sot komente për dekretin e Thaçit kanë dërguar në Kushtetuese edhe deputetët e Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe disa deputetë të tjerë.

Kujtojmë se Thaçi dekretoi Hotin me 30 prill, ndërkohë pak minuta më vonë Lëvizja Vetëvendosje si fituese e zgjedhjeve të fundit, dërgoi rastin në Kushtetuese. Ndër tjera, VV-ja kërkoi që të vendoset masa e përkohshme për pezullim të zbatimit.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu