Thaçi e Veseli darkojnë me Ramën në orën 19:45, dalin detajet

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka vendosur që dy ditët e fundit të muajit qershor, t’i kalojë në Kosovë për vizitë. Kjo vizitë e tij vjen pak ditë pas lajmit nga Tribunali i Hagës për aktakuzat ndaj presidentit Hashim Thaçi dhe liderit të PDK’së, Kadri Veseli.

Me këta dy të fundit është planifikuar që Rama të darkojë në njërin nga restaurantet e Prishtinës, vetëm një orë pas takimit të tij me Presidentin Thaçi, që do të fillojë nga ora 18:50.

Megjithatë, në të njëjtën kohë ishte paralajmëruar se Thaçi do të fliste për aktakuzën e Gjykatës Speciale, pasi që paraqitja e tij gjatë vikendit ishte shtyrë për të hënën.

Nuk dihet nëse presidenti do të flas sot për këtë temë.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu