Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka uruar ditëlindjen e babait të tij edhe publikisht. Nga vendlindja e tij, fshati Burojë, ku ka zgjedhur që të qëndrojë sot për këtë arsye të veçantë, Thaçi ka treguar se sot kanë festuar 82 vjetorin e lindjes së babait të tij.
Përmes një postimi në Facebook, Thaçi ka uruar si më së miri prindin e tij për të cilin thotë se e ka rritur me përkushtim, sakrificë dhe dashuri, duke e edukuar dhe orientuar në jetë me dashurinë për atdheun.
Shkrimi i plotë:
“Sot në Burojë festuam 82 vjetorin e lindjes së babait tonë, Haxhi Sinan Thaçi, që me aq përkushtim, sakrifica dhe dashuri na rriti, edukoi dhe orientoi në jetë, me dashurinë për atdheun.
Babait Haxhi i jemi mirënjohës për gjithçka që bëri për familjen tonë, dhe i shprehim urimet më të mira: shëndet, qetësi dhe pleqëri të mbarë.
Të paçim gjatë baba Haxhi!” – ka shkruar Thaci.










