Thaçi: Jam në koordinim dhe kontakte me VMRO-në, me mbështetjen e Ali Ahmetit (VIDEO)

Kryetari i PDSH-së, Menduh Thaçi mbrëmë në “Opinion” tek Blendi Fevziu ka pranuar se ai është që mban kontaktet me VMRO-DPMNE si partner të vjetër.

Bashkim Bakiu, shefi i shtabit zgjedhor të kandidatit për president Arben Taravari theksoi se dyshon që në fushatë ka një koordinim mes VMRO-DPMNE-së dhe BDI-së për retorikën e krijuar, Thaçi iu përgjigj:

“Po, po, unë jam në koordinim sepse kam mbështetjen e plotë të zotit Ali Ahmeti për kontaktet me VMRO-në. Fjalia e fundit e imja është se mos shifni ëndërra që mund të bëni diçka me mua dhe PDSH pa BDI dhe Ali Ahmeti. Ne jemi partner të vjetër, pra PDSH-ja të VMRO-DPMNE”, deklaroi Thaçi.

Bakiu më pas theksoi se qëndrimet tona janë të qarta dhe publike në fushatë, që koalicioni do të kushtëzohet me ndryshimet kushtetuese për hapjen e rrugës për në BE dhe heqjen e 20%.

Menduh Thaçi theksoi se Maqedonia për ti ikur destabilizimit të skajshëm, duhet të bëhet qeveria VMRO-DPMNE dhe Fronti Evropian, por ne nuk do ti sillem me arrogancë ndaj VLEN dhe unë do të jem ai që do të angazhohem që edhe ata të jenë pjesë e koalicionit qeveritar. /INA/

Shif nga minuta 1:18:10.

VIDEO


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu