Thaçi kërkon rigjykim për “Monstrën”, “Sopotin” dhe “Kumanovën”

Lideri i Partisë Demokratike Shqiptare Menduh Thaçi në takimin e mbrëmshëm me anëtarësinë partiake në Dollogozhdë të Strugës, tha se qeveria e ardhshme e Maqedonisë duhet të rigjykojë rastet “Monstra”, “Sopoti” dhe “Kumanova”.

“Urgjenca dhe emergjenca për shqiptarët e Maqedonisë, është që parlamenti i ardhshëm të miratojë dy ligje për amnisti.

Ligji i parë ka të bëjë me amnistinë e shqiptarëve që i kanë ‘mbipopulluar’ burgjet e Maqedonisë, për vepra të kota dhe shumë të vogla, dhe me nenet e këtij ligji që rastet e rënda siç është Sopoti, Monstra dhe Kumanova të kenë rigjykim”, tha Thaçi.

Sipas tij gjykimet e këtyre rasteve nuk janë të drejta dhe se janë bërë për shkaqe politike.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu