Në kuadër të fushatës parazgjedhore, PDSH është mbledhur me banorët e Zhelinës, ku para të pranishmëve u drejtua edhe Menduh Thaçi, i cili tha se represioni shtetëror që po u bëhet shqiptarëve në Maqedoni, ndalet vetëm me ligjet e amnistisë.
Thaçi duke akuzuar BDI-në si parti e cila nuk ka njohuri për proceset ekonomike dhe sociale në shtet, tha se nëse edhe kësaj radhe fiton BDI-ja, SHBA-të dhe BE-ja mund t’i vendosin bllokadë ekonomike Maqedonisë. /albeu.com/