Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ia ka dërguar edhe letrën e katërt kryeministrit në detyrë të Kosovës, Albin Kurtit, duke i kërkuar ta dërgojë emrin e mandatarit për ta formuar qeverinë.
Thaçi i ka thënë se në letrat e kaluar nuk e keni dërguar emrin e mandatarit dhe mosrefuzimi nga ana juaj nënkupton që ta dërgoni emrin e kandidatit për kryeministër, dhe ju nuk e keni bërë deri tash.
“Më lejoni t’ua thekson se mosrefuzimi nga ana juaj nënkupton që ta dërgoni emrin e kandidatit/es për kryeministër. Por, ju nuk e keni bërë ende këtë, përkundër faktit që ua kam dërguar tri kërkesa për këtë qëllim”, i shkruan Thaci Kurtit.
Presidenti Thaci edhe njëherë i kërkoi Kurtit, në përputhje me Kushtetutën dhe Aktgjykimin e Gjykatës Kushtetues, ta dërgojë emrin e kandidatit për kryeministër.
“Prandaj, edhe një herë, “në përputhje me nenin 95 të Kushtetutës dhe Aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese në rastin nr. K0103/14, kërkoj ta dërgoni emrin e kanditatit/es për kryeministër pa humbur kohë”, i shkruan Thaci Kurtit.
Kryeminsitri në detyrë, Albin Kurti, i ka shkruar sërish letër presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, duke i thwnw se nuk e refuzojnë kërkesën e tij për dërgimin e emrit të mandatarit. Porse ai ka ripërsëritur se kërkojnë zgjedhje posa të kalojë pandemia e koronavirusit.










