Thaçi: Rusia po përpiqet ta destabilizojë rajonin (VIDEO)

Kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare në RMV, Menduh Thaçi, në një prononcim për gazetën LAJM, ka thënë se alarmet për bomba në Maqedoninë e Veriut dhe zhvillimet e fundit në veri të Kosovës janë përpjekje e Rusisë për të destabilizuar rajonin.

“Rusia pa diskutim. Kjo është kartë e hapur e Rusisë, dëshiron të tërheq vëmendjen prej agresionit që ka bërë në Ukrainë.

Mendoj se agjenturat, mbeturinat e agjenturave ruse ende veprojnë në rajon. I inkurajoj institucionet që të jenë shumë më të vëmendshme”, tha Thaçi.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu