Thanë se u zhduk se kishte shumë borxhe, zbulohet çfarë po bënte Flori gjatë mungesës

Flori Mumajesi i habiti të gjithë kur u bë i heshtur dhe qëndroi larg muzikës për disa muaj.

Pak kohë më parë Flori u rikthye duke postuar një video në rrjete sociale ku falenderonte të gjithë për urimet e ditëlindjes. Por këngëtari sërish u zhduk për javë të tëra.

Një herë u tha se Flori ishte larguar nga Shqipëria drejt Norvegjisë për arsye personale dhe se ishte zhytyr në borxhe, por më pas rezultoi se kjo nuk ishte e vërtetë.

“Prive.al” ka mësuar se Flori këto kohë nuk ka qenë aktiv në muzikë, sepse ka punuar intensivisht në studio. Pritet që së shpejti kantautori të publikojë disa këngë të reja.

Këtë e vërtetoi edhe postimi i Shkurte Gashit e cila pak ditë më parë publikoi një foto përkrah Florit dhe Brunos, duke treguar se ata po vijnë me një këngë së bashku.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu