Kryeministrin Edi Rama sot në konferencën me gazetarët tha se kur do ta vendosë qeveria në dispozicion shumën që kërkon KQZ-ja për identifikimin biometrik, teknologjinë në zgjedhje.
Kreu i qeverisë tha se shuma është planifikuar në buxhet, ndërsa shtoi se KQZ mund të vazhdojë të shkojë përpara me atë pjesë që ka. Gjatë fjalës së tij, nuk la pa bërë edhe batutat ndërkohë që gazetari Ergys Gjençaj që tundte kokën ndërsa ai përgjigjej.
“Kemi vendosur buxhetin që ka kërkuar KQZ. Mos e tund kokën! Për ça e tund kokën? Nuk e kuptoj? Apo ishte aprovim. Se kisha me ty Klesiana ti je në rregull, e kisha me Ergysin, se po tundte kokën, dhe u tund gjithë ekrani. Thashë se ra tërmet, larg o zot. Sot ke bërë dy gabime, se tunde kokën dhe ndërhyre para vajzve. Po s’ka problem.”, u shpreh kryeministri Rama.









