The Times: Forcat britanike, në operacione të fshehta në Ukrainë

The Times zbulon se ushtarët e Marinsave Mbretërore Britanike kanë kryer operacione të fshehta në Ukrainë, të cilat i përshkroi si me rrezik të lartë.

Gazeta raportoi se kjo u pranua fillimisht nga gjenerali Robert Magowan, i cili konfirmoi se forcat speciale (komando) morën pjesë në ekzekutimin e “operacioneve të fshehta” në një “ambient shumë të ndjeshëm”.

Ai shtoi se misionet e këtyre forcave bartnin “një nivel të lartë rreziku politik dhe ushtarak”.

Magowan është një ish-komandant i përgjithshëm i Marinsave Mbretërore, i cili iu bashkua njësisë elitare të Marinës Mbretërore në 1989.

Në një artikull për Globe and Laurel, botimi zyrtar i Marinsave Mbretërore, ai shpjegoi se 350 marinsa nga njësia “45 Komando” u dërguan për të shoqëruar diplomatë nga ambasada britanike në fillim të vitit, kur u bë e qartë se Forcat ruse po përgatiteshin për të pushtuar Ukrainën.

The Times raportoi se forcat speciale u kthyen në Kiev në prill, pasi Britania e Madhe kërkoi të rivendoste një mision diplomatik atje, pasi Presidenti rus Vladimir Putin tërhoqi forcat nga kryeqyteti ukrainas.

Ekspertët e sigurisë kibernetike

Ministria e Mbrojtjes e Britanisë e ka pranuar më parë praninë e forcave speciale që mbrojnë stafin e ambasadës, me deri në 30 ushtarë që besohet se janë vendosur.

Kjo është hera e parë që ushtria ka pranuar se forcat britanike kanë marrë pjesë në operacione speciale gjatë qëndrimit në Ukrainë.

Magowan shkroi në publikimin zyrtar të Marinsave Mbretërore se forcat “45 Komando” u vendosën në një njoftim të shkurtër në janar për të evakuuar stafin e ambasadës britanike nga Kievi në Poloni.

Më pas ata u kthyen në Ukrainë në prill për të rivendosur një mision diplomatik dhe për të siguruar mbrojtje për personelin kryesor.

Gjatë të dy fazave komandot mbështetën operacione të tjera të fshehta në një mjedis shumë të ndjeshëm dhe me një shkallë të lartë rreziku politik dhe ushtarak.

The Times ka zbuluar se Mbretëria e Bashkuar ka vendosur ekspertë të sigurisë kibernetike që punojnë nga distanca për të mbrojtur ministritë kryesore të Ukrainës.

Ekspertët kanë punuar në emër të qeverisë së Mbretërisë së Bashkuar për të parandaluar çdo sulm kibernetik që nga shkurti. /tesheshi.com/


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu