Theu akullin me grusht për të shpëtuar gruan e moshuar, pamjet bëjnë xhiro në rrjet (VIDEO)

Shi Lei ka thyer me grushte sipërfaqen e një lumi, në Hebei të Kinës, për të shpëtuar një grua të moshuar, me emrin Zhai.

Sapo e nxorri nga lumi 73-vjeçaren, Lei dhe një kalimtar e ndihmuan atë edhe me rroba.

Incidenti, që e shikoni edhe në videon e mëposhtme, ndodhi teksa temperatura ishte nën pesë gradë Celsius.

“Fillimisht akulli ishte i butë, por sa më thellë ishte më i trashë, dhe nuk kisha fuqi. Ajo ishte shumë e lodhur dhe nuk më ndihmonte”, ka thënë Lei.

Për fat të mirë, gruaja nuk ka probleme shëndetësore, por mbeten ende të paqarta rrethanat se si përfundoi aty.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu