A theu ligjin Xhaferi kur e nisi në gjuhën shqipe seancën e sotme, ja çfarë thotë Selmani?

Profesori universitar i së drejtës kushteutese ,Bashkim Selmani në një prononcim për Agjencinë e Lajmeve Zhurnal ka deklaruar se kryeparlamentari Talat Xhaferi nuk ka pasur të drejtë që seancën e sotme të Kuvendit ta nisë në gjuhën shqipe.

Sipas tij kjo nuk është e mbuluar me ligj. Profesori Selmani thotë se vetëm deputetët mund të drejtohen në gjuhën shqipe, por ligji nuk parasheh që edhe kryeparlamentari të mund të drejtohet në gjuhën që flasin mbi 20% e qytetarëve, gjegjësisht gjuhën shqipe.

“Ajo që bëri Xhaferi nuk është e lejuar me ligj. Kur u soll ligji sipas marrveshejs së Ohrit, aty thuhet se deputeti ka të drejtë të flasë gjuhën që e flasin 20% të qytetarëve. Pastaj e ndryshuan e bënë nga “të flasë” në “të drejtohet”. Dmth ka të drejtë të flasë por jo edhe të shkruajë. Kjo vlenë për deputetët dhe jo për kryeparlamentarin. Si deputet mund të flasë gjuhën shqipe mirëpo ajo që bëri sot ishte për interesa politike”, ka deklaruar për Zhurnal, profesori universitar i së drejtës kushtetuese, Bashkim Selmani.

Ndryshe, sot kryeparlamentari Xhaferi seancën e Kuvendit ku në rend dite është votimi i qeverisë së re, e nisi në gjuhën shqipe. I menjëhershëm ishte edhe reagimi i deputetit të VMRO-DPMNE-së, Antonio Milloshoski ku tha se Kryeparlamentari Xhaferi e theu rregulloren dhe ligjin duke folur në gjuhën shqipe./zhurnal


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu