Thirrja e Putinit për rusët: Bëhuni patriotë

Gjatë fjalimit në ditën e përkujtimit të ditës kombëtare të Rusisë, presidenti Vladimir Putin u ka bërë thirrje qytetarëve rusë që të qëndrojnë të bashkuar dhe të ndërtojnë “ndjenja të thella patriotike” për vendin.

Dita e Rusisë, festa kombëtare e Federatës Ruse, festohet çdo vit më 12 qershor që nga viti 1992 për të përkujtuar miratimin zyrtar të Deklaratës së Sovranitetit të Federatës Ruse më 12 qershor 1990, e cila shpalli “pavarësinë” e Rusisë shkruan BBC.

Në një fjalim në Kremlin, Putin bëri edhe një herë homazhe për Pjetrin e Madh , të cilin e kremtoi në një fjalim në fillim të së njëjtës javë, që shënon 350 vjetorin që nga lindja e carit rus.

“Sot, ne jemi veçanërisht të vetëdijshëm se sa e rëndësishme është që Atdheu, shoqëria dhe njerëzit tanë të jenë të bashkuar,” tha Putini.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu