Duke parë gjendjen e pashpresë të shqiptarëve në të gjitha trojet etnike, të drejtat e mohuara të shqiptarëve në mërgim, krizën e thellë politike, institucionale e kushtetuese në Shqipëri, pesimizmin dhe dëshpërimin që ka kapluar shtresa të gjera të kombit, kërcënimin e vazhdueshëm sllav në Kosovë, Iliridë e trojet e tjera dhe atë grek në jug, por edhe të vetëdijshëm që vetëm me përpjekje të përbashkëta kjo gjendje kombëtare katastrofike mund të marrë fund.
Fondacioni Albana i bën thirrje gjithë shqiptarëve kudo që janë, Shqipëri e trojet e tjera etnike apo emigrim, që të nisin një fushatë debatesh, takimesh e organizimesh; për këtë kush dëshiron ti bashkohet nismave dhe platformave tona të na kontaktojë.
I bëjmë thirrje gjithë intelektualëve, shoqatave e sipërmarrësve të ndershëm të punojnë bashkarisht për ndërtimin e platformave të duhura për zgjidhjet konkrete të problemeve për çdo shtet, çdo krahinë e çdo komunitet.
I bëjmë thirrje shqiptarëve patriotë e atdhetare që të marrin përsipër përgjegjësi më të mëdha në proçeset e pashmangshme të Bashkimit Kombëtar, ndërtimit të shtet-kombit dhe vellazërimit të shqiptareve të trojeve etnike dhe të mërgimit
Fondacioni Albana, pas këshillimeve me intelektualë, miq e dashamirës, vendos në dispozicion platformat, nismat, njerëzit e mjetet e veta.
Kush mendon se thirrja jonë dhe platformat e mëposhtme ia vlejnë të dëgjohen është i lirë ti përhapë në çdo mënyrë që ta shohe të arsyeshme.
Platforma për gjendjen në Shqipëri dhe Cështjen Kombëtare
1. Shteti shqiptar, si shteti amë, të garantojë sa më parë, në funksion të Bashkimit Kombëtar:
a- shtetësinë shqiptare menjëherë për çdo shqiptar etnik.
b- se do të heqë çdo tarifë doganore ndaj Kosovës dhe çdo pengesë ligjore e burokratike për qarkullimin e lirë të shqiptarëve.
c- unifikimin e sistemit arsimor me Kosovën e trojet e tjera shqiptare dhe rishikimin e rolit të historisë dhe gjuhes shqipe si lëndë kyçe identitare.
ç- kontrolli i rreptë ndaj financimeve të huaja të paligjshme, që nxisin mes shqiptarëve përçarjen fetare, krahinore e kulturore.
d- votën e emigrantëve, duke shërbyer si model për Kosovën, Maqedoninë e Malin e Zi, ku roli i emigrantëve është më i rëndësishëm në marrëdhëniet poltike ndëretnike.
dh- vendosjen e çështjes çame në rendin e ditës në bisedimet per kufirin detar me Greqinë.
2. Nje Asamble Kushtetuese që të rishkruajë Kushtetutën e Shqipërisë duke i rikthyer kombit shqiptar sovranitetin dhe vendimmarrjen.
3. Ndryshimi i sistemit elektoral dhe kodit zgjedhor.
4. Krijimi i një qeverie të formuar nga ekspertët më të mirë pa parti, me pëlqimin e Parlamentit Shqiptar.
5. Mbajtja e zgjedhjeve reale vendore brenda periudhes zgjedhore të vjeshtës.
6. Një Parlament me dy dhoma dhe me një Këshill të Shtetit që do të siguronte stabilitet dhe vazhdimësi.
7. Autonominë e duhur për sistemin e drejtësisë.
8. Vendosja e një numri objektivash realiste për stabilizimin ekonomik dhe zhvillim.
9. Përmirësimi në frymë reformatore i sistemeve arsimore, shëndetësore dhe sociale.
10. Krijimi i një sistemi kontrolli dhe balancimi institucional.
Platforma për Mërgimin/Diasporën
1- Vota elektronike për gjithë shqiptarët etnikë ne emigrim/Diasporë.
2- Ngritja e shkollave shqipe në Europë e Amerikë si dhe programeve online ne gjuhe, letersi, histori e gjeografi.
3- Unifikimi i ambasadave dhe konsullatave të Shqipërisë e Kosovës dhe;.
a) zgjerimi i numrit të konsullatave të përbashkëta për zona ku të përmblidhen 50 mijë shqiptarë.
b) krijimi i Ministrive reale te Diaspores, si ministri me portofol.
4- Krijimi i një Fondi Financiar Mbarëkombëtar me qendër në vende të sigurta, si Zvicër ose Amerikë, me kuota, pjesëmarrje e degë vullnetare.
5- Ngritja e një Këshilli Mbarëkombëtar të Shoqatave, Sipërmarrësve dhe Intelektualëve shqiptarë në mërgim.
6- Ndërtimi i një database për punësimin, të ngjashëm me Linkedin, ku me të njëjtin kualifikim e pagë, shqiptarët të zgjedhin për punësim shqiptarët.
7- Në shembullin e shqiptarëve të Rumanisë, kolonisë së famshme të Bukureshtit, të cilët kanë parti shqiptare dhe 1 deputet në parlamentin rumun, të mundësohen parti të tilla kudo në Diasporë, që të përfaqësojnë shqiptarët.
Nismat;
1- Referendum abrogativ te ligjit zgjedhor.
2- Enciklopedia iliro-pellazgjike.