Derbi ndërmjet Copenhagen dhe Brondby ka sjell diçka të padëgjuar deri më tani në futbolli. Futbollistët e të dyja skuadrave kanë mbetur të shokuar kur në një moment të ndeshjes tifozët tërhoqën vëmendjen duke hedhur minj të ngordhur në fushë.
Katër minj të ngordhur janë hedhur nga tribuna jugore, e cila i përkiste tifozëve të Brondby, pikërisht pjesa e ultrasve të ekipit.
Ndeshja përfundoi 1-0 në favor të vendasve, ndërkohë që tifozët e kësaj skuadre nuk e pritën aspak mirë këtë gjest. /albeu










