Ambasadori francez në Maqedoni, Kristian Timonier për InfoShqip theksoi se Maqedonia është vend sovran dhe nuk duhet të kërkojë investigime ndërkombëtare në lidhje me vendimet gjyqsore siç është rasti monstra dhe raste të tjera të ngjajshme dhe diskutabile nga publiku.
Ai theksoi se Maqedonia mund të kërkojë mendim nga ekspertët ndërkombëtar por jo edhe ndërhyrje të ndërkombëtarëve në një vend të pavarur si Maqedonia, transmeton InfoShqip.
Timonier tha se për rastet në gjykatë, me vendimet e cilave, qytetarët nuk janë të kënaqur, mund të ankohen në gjykatën për të drejtat e njeriut në Strasburg, si gjykata më superiore Evropiane./InfoShqip.com










