Tiranë, ”Mercedesi” tërheq zvarrë të miturin, autori ikën me shpejtësi nga vendi

Në afërsi të urës së ish-Bllokut përgjatë Lanës ka ndodhur një aksident i rëndë para pak momentesh teksa një makinë ka përplasur një të mitur.

Mësohet se makina ka xhiruar gomat dhe ka përplasur të miturin që udhëtonte me biçikletë duke e tërhequr zvarrë për rreth 30 metra sipas dëshmitarëve.

Pas kësaj autori është larguar me shpejtësi nga vendngjarja me makinën e tij “Mercedes Benz”.

Policia ka arritur të identifikojë mjetin i cili është larguar në drejtim të “Pallatit me Shigjeta”.

Nuk dihet ende për shëndetin e të miturit.

Videon mund ta ndiqni në linkun më poshtë


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu