Ndërkohë që Turqia dhe Greqia nuk kanë zgjidhur ende konfliktin për kapjen e dy ushtarëve grek në pjesën turke të kufirit në lumin Evros, një tjetër arrestim i bujshëm ka ndodhur aty.
Mësohet se forcat greke kanë arrestuar dy gazetarë gjermanë që kishin hyrë pa leje në zonën e ndaluar të kufirit, përcjell Albeu.com.
Për të hyrë aty duhet një leje e posaçme nga ushtria që ka në kontroll territorin, ndersa gazetarët gjermanë nuk e kishin bërë.
Pasi janë marrë në pyetje, ata kanë thënë se kishin hyrë në zonë për të ndjekur rrugën e emigrantëve që dalin nga Turqia në Greqi, të cilët janë kryesisht sirianë si edhe turq që përndiqen nga regjimi i partisë së Presidentit Erdogan.
Të arrestuarit janë një grua dhe një burrë, por autoritetet greke nuk kanë bërë ende të ditur emrat. /albeu









