Tjetër skandal në Vetëvendosje ja tani ku ka ndodhur !

Përçarjes së Vetëvendosjes nuk i kanë shpëtuar as katër aktivistët e dënuar me 21 vjet burg për terrorizëm. Janë bërë publike edhe pozicionet e tyre; Frashër Krasniqi edhe më tutje është i afërt me Dardan Molliqajn dhe vëllain e tij; Adea Batusha, nga burgu shtëpiak, ka mbështetur Dardan Molliqajn dhe Visar Ymerin, ndërsa nga një letër e familjarëve të dy aktivistëve tjerë, Egzonit dhe Atdheut, kuptohet se ata rreshtohen fort pas Albin Kurtit, duke mos pranuar në asnjë mënyrë që të përfaqësohen nga Molliqaj.

Vetëm dy javë më parë u bë publike ndarja e Vetëvendosjes, që kishte filluar para një viti. Për këto dy javë, pothuajse të gjithë, brenda partisë bën të ditur pozicionin e tyre.

Që nga kryetari Visar Ymeri, grupi parlamentar, e deri te aktivistët e thjeshtë, treguan se kush është me Albin Kurtin e kush me Dardan Molliqajn. Njëjtë vepruan edhe katër aktivistët e arrestuar me 21 burg.

Adea Batusha që nga fillimi kishte treguar se është në krah të Dardan Molliqajt. Ajo është nga të parët e VV’së që kanë profilin e saj kishte shpërndarë shkrimet e Aida Dërgutit pasi u publikua biseda ku deputetja Dërguti e kishte quajtur Albin Kurtin m**.

Gjithashtu Adea, e cila është mbesa e Visar Ymerit, kanë profilin e saj kishte postuar njoftimet e emisioneve ku morën pjesë daja i saj, kryetari Ymeri, më pas edhe të Dardan Molliqajt.

Aktivistja e dënuar e VV’së kishte shprehur pakënaqësi të madhe të dielën pasi u mbajt mbledhja e Këshillit të Përgjithshëm të partisë, ku sipas saj, i kishin lënë krejtësisht anash aktivistët e dënuar, e në të folën për pushtet brenda partisë.

Ndërsa, Frashër Krasniqi, është mik i afërt me Vlorian Molliqajn, vëllain e protagonistit të përcarjes, Dardan Molliqaj. Krasniqi ka postuar disa herë fotografi me Vlorianin, që së fundmi është aktivizuar në mbrojtje të vëllait e po tregohet i ashpër ndaj Albin Kurtit.

Ndryshe nga Adea dhe Frashëri, dy aktivistët e tjerë, Egzoni dhe Atdheu hyjnë në grupin e pasuesve të Albin Kurtit.Kjo është kuptuar nga një letër e dërguar në emër të familjeve të dy aktivistëve, të cilën me ngulm kundërshtojnë që të përfaqësohen nga Dardan Molliqaj, në një emision ku do flitet për dënimin e tyre me 21 burg.

Molliqaj, siç thuhet në letër, sot ka pasur të marrë pjesë në emisionin Rubikon për të përfaqësuar LVV në diskutimin për aktivistët e dënuar.

Familja e Egozoni dhe Atdheut thonë se bijtë e tyre nuk mund të përfaqësohen nga dikush që mundohet të fitojë popullaritet përmes rastit të tyre.Kjo ngase, sipas tyre, Molliqaj që sonte dëshiron të shkojë e të flasë për aktivistët e dënuar, por me muaj është interesuar për ta e as nuk ka shkuar në seancën ku u dënuar.

“Duam të njoftojmë që as në këtë emision dhe në asnjë qëndrim publik të shprehur, Dardan Molliqaj nuk na përfaqëson dhe nuk mund të shtiret sikur po i mbrojnë bijtë tanë. Ai, tashmë kur kanë kaluar më shumë se një muaj nga dënimi i bijve tanë nuk na ka kontaktuar fare e as vizituar.”, thuhet në letrën e familjarëve të dy aktivistëve.

“Dardan Molliqaj para se të marrë pjesë në emisione për këtë çështje, duhet të na e sqarojë mungesën e tij në seancën ku bijve tanë iu shqiptua dënimi”.

Katër aktivistët e VV’së u dënuan muajin e shkuar me gjithsej 21 vite e gjysmë burgim për sulmin terroristë me zollë në Kuvend. Gjykata Themelore e Prishtinës vlerësoi se Prokuroria Speciale ka arritur ta dëshmojë se Frashër Krasniqi, Atdhe Arifi, Egzon Haliti dhe Adea Batusha kryen shpërthimin e 4 gushtit 2016, si formë e kundërshtimit të dy marrëveshjeve ndërkombëtare.

Deputeti Frashër Krasniqi, sipas aktgjykimit për terrorizëm, do të vuaj 8 vite burgim për këtë sulm; Atdhe Arifi 6, më gjashtë muaj më pak burgim është dënuar Egon Haliti, ndërsa Adea Batusha me 2 vjet burgim.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu