Ndërkohë që qeveria shqiptare do të nderojë ushtarët e rënë grek, duke u ndërtuar varret edhe pse erdhën si pushtues, zhvillime tronditëse vinë nga shtetit helen.
Dje në tubimin në Selanik për emrin Maqedonia, ish-ministri i mbrojtjes dhe ish-shef shtabi i ushtrisë greke, gjenerali Frangos Frangulis ka lëshuar një paralajmërim të bujshëm ndaj popullit shqiptar.
Ish-gjenerali grek ka kërcënuar vendin tonë me futjen e ushtrisë greke deri në Himarë.
Në një fjalim të ashpër dhe të padëgjuar më parë, Frangulis ka paralajmëruar Kryeministrin Edi Rama se asnjëherë s’do mundë të shkatërrojë “greqizimin” e Himarës.
Por ndërkohë Bushati u hidhte sy popullit se kishte arritur një sërë marrëveshjesh me Kotzias, gjatë vizitës 3 ditore të ministrit grek në qytetin e Korcës.
Nga ana tjetër, qeveria shqiptare ka nisur ditë e sotme, në Dragot të Tepelenës gërmimet për gjetjen dhe identifikimin e eshtrave të ushtarëve grekë të rënë gjatë Luftës së Dytë Botërore në luftë me ushtrinë italiane.
Vendimi për këto gërmime u mor nga qeveria “Rama” në mesin e dhjetorit të vitit të kaluar, një vendimi kundërshtuar nga shumë historianë, politikanë dhe qytetarë.
Por populli grek duket se e ka marrë për “dobësi” këtë vendim të kryeministrit Rama, dhe ka ashpërsuar tonet ndaj popullit shqiptar.
Ndërkohë deklarata e ish-gjeneralit grek ka tërhequr edhe vëmendjen e historianit Arben Llallës, i cili ka shpërndarë në Facebook videon e tubimit.
Ai ka përkthyer një ekstrakt të saj, duke shkruar se:
Dje në tubimin në Selanik për emrin Maqedonia, ish-ministri i mbrojtjes dhe ish-shef shtabi i ushtrisë greke, gjenerali Frangos Frangulis kërcënojë Shqipërisë me futjen e ushtrisë greke deri në Himarë duke kërcënuar kryeministrin Rama se s’do të mundi asnjëherë të shkatërrojë greqizimin e Himarës.
Në të njëjtën kohë Bushati trokiste gotat e coca colës me Kotzias. Ndiqeni vidion në min 1.00 e në vazhdim.”










