Tmerrohen banorët e Vlorës, një krijesë e frikshme ka zbritur nga mali: U tmerruam nuk e kishim parë kurrë kaq afër

Një fenomen aspak i zakontë ka ndodhur ditën e sotme në Vlorë, konkretisht në fshatin “Vajzë”.

Një i ri teksa po udhëtonte ma makinë, i shokuar, por njëkohësisht i trembur ka fotografuar një ari që ndodhej shumë afër rrugës së makinave dhe shikonte me “kërshëri” çdo njeri që kalonte.

Thuhet se zbritja e ariut nga mali që rrethon këtë fshat është fenomen shumë i rrallë, madje djali shprehet se e ka parë për herë të parë.

“Mirëmëngjes JOQ, sot po shkoja nga daja e pashë pikërisht në këtë pozicion. Uau”

Nuk dihet se çfarë e ka bërë ariun të zbresë nga mali, ndoshta kushtet klimaterike, apo zhveshja e pyjeve, por siç e shihni në foton e ardhur pranë JOQ, ariu ndodhet në anë të rrugës së makinës, ndërsa shihet si rrezik për qytetarët.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu