Top 10-shet për vitin 2020: Qytetet dhe shtetet më të mira – dhe vendet më me vlera

Butani, shteti i mbyllur himalajan, ka kryesuar listën e “Lonely Planet” për destinacionet më të mira turistike të vitit 2020. Pas Butanit janë listuar Anglia, Maqedonia Veriore, Aruba dhe eSwatini, transmeton Telegrafi.

Ndërkohë, Salzburgu në Austri është renditur si qyteti më i mirë për ta vizituar vitin tjetër.

Veç kësaj, “Lonely Planet” i ka renditur edhe 10 qytetet dhe top 10 destinacionet më me vlera për vitin 2020.

Kjo listë është përpiluar nga komuniteti i tyre i shkrimtarëve, blogerëve dhe partnerëve publikues.

Top 10 shtetet:
– Butani
– Maqedonia Veriore
– Aruba
– eSwatini
– Kosta Rika
– Holanda
– Liberia
– Moroko
– Uruguai

Top 10 qytetet:
– Salzburgu, Austri
– Uashingtoni, SHBA
– Kairo, Egjipt
– Galwaym, Irlandë
– Bonn, Gjermani
– La Paz, Bolivi
– Kochi, Indi
– Vancouver, Kanadë
– Dubai, Emirate të Bashkuara
– Denver, SHBA

Top vendet më me vlera:
– Nusa Tenggara, Indonezi
– Madhya Pradesh, Indi
– Buffalo, SHBA
– Azerbejxhani
– Tunizia
– Cape Wineland, Afrika Jugore
– Athina, Greqi
– Zanzibari, Tanzani.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu