Toshkovski: Lufta kundër lëndëve narkotike nuk është çështje sigurie ose ligjore, por është çështje shëndetësore e sociale

Lufta kundër trafikimit të paligjshëm të drogës është prioriteti strategjik i Ministrisë së Punëve të Brendshme ndërsa lufta kundër saj nuk bëhet vetëm me arrestime dhe sekuestrime, tha i pari i policisë Pançe Toshkovski. Sipas tij, ky fenomen përfaqëson një burim kyç fuqie dhe burimesh për grupet e krimit të organizuar, prandaj lufta kundër tyre duhet të jetë e përbashkët dhe gjithëpërfshirëse. Toshkovski më tej tha se lufta kundër lëndëve narkotike nuk është çështje sigurie ose ligjore, por është çështje shëndetësore e sociale, e cila hap dilemën midis kontrollit dhe mbështetjes, midis ndëshkimit dhe shansit për një fillim të ri.

“Pikërisht për këtë është e rëndësishme të theksohet se lufta kundër drogës nuk bëhet vetëm me arrestime dhe sekuestrime. Ajo bëhet me të dhëna, me politika të përcaktuara shkencërisht, me parandalim në shkolla, me programe trajtimi dhe mbështetje sociale, me besim të ndërsjellët midis institucioneve dhe me komunikim të vazhdueshëm me qytetarët dhe komunitetin”, deklaroi Pançe Toshkovski, ministër i Punëve të Brendshme. /Alsat.mk


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu