Fluksi i madh i pushuesve nga Kosova mëngjesin e së mërkurës shkaktoi edhe bllokimin e segmentit Morinë-Kukës, pjesë e Rrugës së Kombit.
Radha e automjeteve është shumë e madhe, çka ka sjellë edhe trafik të rënduar automjetesh nga zona e njohur si Bardhoc deri në urën e Drinit të Zi, në dalje të qytetit të Kukësit, raporton Tch, transmeton Klan Kosova.
Kolonat në kufi që nga orët e hershme të mëngjesit të sotëm shihen edhe në një video të dërguar nga një lexues i Klan Kosovës.
Drejtuesit e automjeteve thonë, se kanë pritur më shumë se dy orë për të kaluar.
VIDEO: