Një tragjedi ka ndodhur sot në Haraçinë të Shkupit.
Një kamion që barte dru ka goditur 2 persona nga të cilët 60 vjeçari S.Sh. ka ndërruar jetë ne vendgjarje, ndërkohë që nipi i të ndjerit, 6 vjeçari O.Sh. është dërguar në spitalin shtetëror në Shkup.
Sipas dëshmitarëve, kamioni ka futur nën rrotë të ndjerin i cili, sipas tyre, ka sakrifikuar jetën e tij për të shpëtuar jetën e nipit./InfoShqip.com







