Tragjedi në Itali: Qentë shqyejnë shqiptaren 1 vjeçe

Një vajzë pak më shumë se 1-vjeçe me origjinë shqiptare ka humbur jetën pasi është sulmuar nga dy qen të racës pit bull.

Ngjarja ka ndodhur në Flero, një provincë e Breshias në Itali.

E mitura gjendej në vilë së bashku me gjyshin kur është sulmuar nga qentë që sipas mediave italiane i përkisnin pikërisht familjes së vajzës.

Viktima ndodhej vetëm në shtëpi me gjyshin që i kishte ardhur për vizitë nga Shqipëria, dhe ka dalë në kopshtin e vogël për të luajtur me dy qentë, kur këta të fundit e kanë sulmuar, duke e vrarë dhe shkaktuar plagë në pjesën e kokës.

Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e sotme dhe mediat përtej italiane raportojnë se e mitura quhej Victoria.

Përpjekjet e gjyshit 63 vjeç kanë qenë të kota për ta shpëtuar, pasi edhe ai është plagosur nga kafshimet e qenve.

Nëna e Victorias, me origjinë nga Breshia, 22 vjeç, nuk ishte në shtëpi, ndërsa i ati, shqiptar, punonte jashtë, në Gjermani, ku ishte transferuar pasi kishte humbur punën në Itali.

Kur karabinierët kanë mbërritur në vilën e vogël në rrugën “XX settembre”, zonë rezidenciale, janë detyruar të përballen me dy pit bullët, të cilët nuk i lejonin të hynin në shtëpi.

Gjyshi nga ana e mamasë, është shtruar në spital, por nuk është në rrezik për jetën. Edhe nëna e fëmijës është shtruar në spital pas tronditjes së pësuar njoftojnë mediat italiane.

“Vetëm babai i vajzës dinte si t’i kontrollonte ata dy qen”, – tregojnë disa fqinj të shtëpisë.

Pit bullët e familjes së fëmijës kishin sulmuar në të shkuarën qen të tjerë në atë zonë. Nuk është e qartë se çfarë ka shkaktuar sulmin e qenve.

Prokuroria ka hapur një hetim për vrasje për rastin në fjalë.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu