Një aksident i rëndë ka ndodhur mëngjesin e 25 gushtit në Kërçovë, ku një 18-vjeçar me veturë tip Citroën Saxo përplasi një këmbësor 82-vjeçar në vizëbardha në bulevardin “Osloboduvanje”, njofton TV21.
Siç njofton Ministria e Punëve të Brendshme, pas përplasjes, shoferi u largua nga vendi i ngjarjes, por rreth 15 minuta më vonë u kthye – këtë herë pa automjetin. I moshuari fillimisht mori ndihmë në spitalin e Kërçovës, ndërsa më pas u dërgua në Shkup për shkak të gjendjes së rëndë. Fatkeqësisht, ai ndërroi jetë në orën 21:00 në Qendrën Klinike “Nënë Tereza”.
Policia arrestoi 18-vjeçarin dhe e mbajti në stacionin policor. Pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj tij do të ngrihet kallëzim përkatës.