Tragjedi në Tiranë, vdes dhëndri duke kërcyer ditën e dasmës, shokohen të gjithë

Një histori tronditëse është treguar në emisionin e mëngjesit “Aldo Morning Show” në TV Klan.

Kamela tha se 12 vite më parë, në ditën e dasmës i ka vdekur bashkëshorti duke kërcyer.

Gruaja rrëfeu se ka kaluar një gjendje shumë të rëndë dhe se për rreth 6 muaj ka qëndruar si në gjendje kome.

Përmes emisionit ajo shkëmbeu një telefonatë të shkurtër me Denisin nga Tirana dhe më pas shpërndanë numrat e telefonit.

“Jam Kamela nga Tirana, 39 vjeç, mora për një njohje. Në vitin 2005 jam martuar dhe ditën e dasmës më ka vdekur ish-bashkëshorti duke kërcyer napolonin. I ra infrakt.

E kam patur të vështirë të lidhem se e kam dashur, e kam marrë me dashuri. Kam qëndruar 6 muaj si në gjendje kome”, tha 39-vjeçarja. /albeu


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu