Tragjike: 22 vjeçari humb jetën në plazhin e Strugës (FOTO)

Njëzetedyvjeçari nga Gradeci i Gostivarit sot është mbytur në ujërat e liqenit të Ohrit, në afërsi të plazhit të ashtuquajtur “Plazhi i burrave” në Strugë.

Sektori për punë të brendshme të Ohrit ka informuar se bëhet fjalë për Jeton Ademin, i cili me barka me pedale, së bashku me të fejuarën e tij është larguar nga bregu i liqenit, e pastaj ka kërcyer nga barka. Shumë shpejtë ka filluar të kërkojë ndihmë dhe ka filluar të fundoset. Në trupin e pa jetë  nuk janë gjetur shenja dhune, njoftojnë nga Sektori për punë të brendshme Ohrid.

Siç njofton InfoShqip personi është gjetur rreth 400 metra nga bregu i liqenit, ndërsa trupin e pajetë e kanë gjetur aktivistët e Kryqit të kuq në ora 12 e 50 minuta./InfoShqip.com


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu