Trajanovski: Shkupi sonte është kryeqytet i futbollit

Qyteti i Shkupit sot është kryeqytet i futbollit, deklaroi kryetari i Qytetit të Shkupit, Koce Trajanovski nga fan zona neutrale në sheshin “Maqedonia”.

“Shkupi sot është nikoqir i spektaklit të madh futbollistik. Takohen Real Madridi dhe Mançester Junajted. kemi nderin dhe kënaqësinë t’i shohim emrat e njohur të futbollit. Le të fitojë futbolli, le të fitojë më i miri”, deklaroi Trajanovski, njofton AIM.

Ai u bëri thirrje të gjithëve në sheshin “Maqedonia” të kënaqen në fan zonën neutrale me muzikë të mirë, argëtim sportiv dhe sonte bashkarisht ta ndjekin ndeshjen.

Përndryshe, sonte ora 20:45 në Filip II Arena do të përballen Manchester United dhe Real Madrid për Super Cup-ën 2017.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu