Trajkoviq: Kisha Ortodokse Serbe, leva kryesore e Vuçiqit, Porfirije i zbatoi urdhrat e tij

Rada Trajkoviq, këshilltare e ministrit serb për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rashiq ka deklaruar se Kisha Ortodokse Serbe është “leva kryesore e fuqisë shkatërruese” të presidentit serb Aleksandar Vuçiq.

Në një intervistë për portalin Vojvodina Autonomija, Rada Trajkoviq ka thënë se Vuçiq në vend të Perëndimit e ka kthyer Serbinë drejt Rusisë.

“Fatkeqësisht, leva kryesore e fuqisë shkatërruese të Vuçiqit është Kisha Ortodokse Serbe, e cila së bashku me Kishën Ruse po destabilizojnë me sukses rajonin”, tha ajo.

Ajo akuzoi Patriarkun e Kishës Ortodokse Serbe, Porfirije, se i ka zbatuar urdhrat politike të Aleksandar Vuçiqit.

Rada Trajoviq ka thënë se barrikadat në veri të Kosovës së fundmi janë ngritur nga “grupi mafioz i Milan Radojiçiqit”.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu