Trajkoviq, Petkoviqit: Mos e rreni popullin, letërnjoftimet e Serbisë i garantoi Ahtisaari

Politikania serbe e Kosovës, Rada Trajkoviq ka reaguar sërish në lidhje me marrëveshjen Kosovë-Serbi për dokumentet. Kësaj radhe Trajkoviq i ka reaguar drejtorit të ashtuquajturës Zyre për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq, pasi ky i fundit tha se me marrëveshjen e sotme kanë arritur t’i ruajnë letërnjoftime serbe në atë pjesë.

Trajkoviq përmes një shënimi në Twitter i kërkoi Petkoviqit që të mos vazhdojnë ta gënjejnë popullin serbë, pasi thotë se të drejtën për dokumente serbe ua garantoi Marti Ahtisaari me planin e tij, dhe jo presidenti serb, Aleksandar Vuçiq.

Mos u lavdëroni me meritat e njerëzve të tjerë Petkoviq. Të drejtën e dokumenteve serbe për serbët në Kosovë ua garantoi Marti Ahtisaari me planin e tij, por jo Aleksandar Vuçiq. Mos e gënjeni këtë popull dhe mos e nxisni debatin tuaj diplomatik”, shkroi ajo.

Më herët Trajkoviq këtë marrëveshje e kishte konsideruar si në interes të qytetarëve, por sipas saj marrëveshja e fundos në mënyrë diplomatike Serbinë e drejtuar nga Vuçiqi.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu