Trajneri bavarez habit me deklaratat pas humbjes nga Reali

Jupp Heynckes pohoi se nuk mund të besonte se të besuarit e tij kishin humbur ndaj Real Madridit, por këmbënguli se do të triumfojnë në lojën e kthimit në Saintiago Bernabeu – duke luajtur në të njëjtën mënyrë.

Pavarësisht humbjes 2-1 në Allianz Arena, menaxher i Bayern Munchen insiston se mund të arrijë ende në finalen e Ligës së Kampionëve.

“Ndeshja e mbrëmshme tregoi se Real Madridi është i prekshëm, që ata të mund të mposhten”, tha Heynckes.

“Ne treguam se mund t’i lëndojmë ata, prandaj na jep kjo shpresë. Kurrë nuk duhet të dorëzoheni, kurrë nuk duhet të hiqni dorë. Duhet të luani ndeshjen e dytë dhe të përpiqeni të fitoni, dhe kjo është ajo që ne do të bëjmë”, pohoi Heynckes.

“Ishte një dhuratë, ashtu si 2-1 ishte një dhuratë,” tha Heynckes. “Ju shpesh nuk e shihni një lojë të tillë në Ligën e Kampionëve, ku keni shumë mundësi dhe ju nuk i merrni konkretizoni ato. Gjithashtu nuk është e zakonshme që Madridi të lejojë kaq shumë shanse, por ne nuk ishim në gjendje t’i realizonim ato”.

“Kushdo që më njeh mua dhe e di çfarë po mendoj, ashtu mendojnë edhe lojtarët e mi. Ne do të japim gjithçka në ndeshjen e dytë për të kompensuar rezultatin “shtoi ai.
Ndryshe, madrilenët dhe bavarezët do të takohen në ndeshjen e dytë të martën (1 maj) në Santiago Bernabeu.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu