‘Traktor të blinduar me telekomandë’: Fermeri ukrainas shpik një mënyrë të re për të çminuar fushat e tij

Një fermer ukrainas ka shpikur një mënyrë të re për të hequr minat e mbetura në fushat e tij pas pushtimit të Rusisë. Sipas mediave të huaja, ai e ka pajisur traktorin e tij me panele mbrojtëse të hequra nga tanket ruse dhe e përdor atë me telekomandë.

Pasi forcat ruse u larguan nga pjesë të Ukrainës lindore nga një kundërofensivë ukrainase vitin e kaluar, minat mbetën në shumë fusha, duke e bërë të rrezikshme për fermerët mbjelljen e grurit për të korrat e ardhshme.

Dhe arat rreth fshatit Hrakovë nuk bëjnë përjashtim. Oleksandr Kryvtsov, një menaxher i përgjithshëm në kompaninë e tij bujqësore, nuk kishte kohë të priste ndihmën nga çminuesit zyrtarë të mbingarkuar për të pastruar fushën e tij.

Kështu, ai projektoi një traktor të telekomanduar që mund t’i rezistonte shpërthimeve.

Duke përdorur njësi të blinduara nga automjetet ushtarake ruse të dëmtuara për të mbrojtur trupin e traktorit të tij, ai bleu një sistem që do t’i mundësonte njërit prej ekipit të tij të operonte traktorin nga distanca.

Ne filluam ta bëjmë këtë vetëm sepse ka ardhur koha e mbjelljes së të korrave dhe nuk mund të bëjmë asgjë sepse shërbimet e shpëtimit janë shumë të zënë”, citohet të ketë thënë Kryvtsov.

Kryeministri Denys Shmyhal tha javën e kaluar rreth 30 për qind e territorit ukrainas ishte minuar nga rusët dhe se qeveria ishte e fokusuar në çminimin e tokës bujqësore sa më shpejt që të ishte e mundur.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu