Një trashëgimtar i një shtëpie në perëndim të Francës nga një i afërm që ka vdekur, ka zbuluar 100 kilogramë flori me vlerë 3,5 milionë euro, të fshehura nëpër shtëpi.
“Ai kishte 5.000 monedha ari, dy pllaka 12 kilogramëshe dhe 37 lingota një kilogramëshe”, u shpreh Nicolas Fierfort, drejtues ankandi i qendrës ”Évreux”.
”E gjitha e fshehur në mënyrë të përsosur, nën mobilje, nën peshqirë, në tualet… “,deklaroi Fierfort.
Gjithashtu, në ambalazhin e një shisheje uiski apo një kutie prej kallaji e fshehur nën një mobilje.
Mësohet se floriri ishte blerë në mënyrë të ligjshme në vitet 1950 dhe 1960, pasi të gjitha certifikatat e autenticitetit janë gjetur.
Por jo vetëm trashgimëtari është një përfitues i madh i kësaj pasurie por edhe shërbimi francez i tatimeve ku me të drejta të taksimit mbi pasurinë deri në 45 për qind./infoshqip










