“Most” tregon se sa ligje të rekomanduara nga Europa kanë kaluar në Kuvend

Sipas analizës së organizatës joqeveritare “Most”, Kuvendi gjatë vitit të kaluar ka ngritur gjithsej 365 procedura për sjelljen e ligjeve. Janë sjellur 13 ligje të reja, 326 ndryshime dhe shtesa të 26 ratifikacioneve ekzistente. Qeveria ka qenë propozues të 93 % të ligjeve të sjellura, ndërsa 70% të ligjeve janë sjellur pas procedurës së shkurtuar. Pothuajse gjysma e ligjeve, gjegjësisht 156 janë sjellur në shkurt të vitit 2016, ndërsa 71 në mars. Sipas raportit, në një ditë, gjegjësisht më 23 shkurt janë sjellur 40 ligje me shkurtesë dhe 1 ligj me procedurë urgjente. Nga gjithsej 54 ligje të parapara për pajtimin me ligjvënësin e Unionit Europian, janë sjellur vetëm pesë, transmeton Gazeta Express.

Analiza e ligjeve të sjellura, gjegjësisht frekuenca e sjelljes dhe ndryshimit të ligjeve për periudhën nga 1 janar 2016 deri në lëshimin e Kuvendit më 17 tetor të vitit 2016, të dhëna për punën e komisioneve Kuvendore në periudhën nga 1 korrik të vitit 2016 deri më 17 tetor të vitit 2016, si dhe të dhëna për investimin e deputetëve në punën e Kuvendit janë të përmbajtura në raportin e parë të asociacionit civil, “Most” nga monitoringu i punës të shtëpisë ligjvënëse./Gazeta Express/


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu