Oliver Spasovski i Lidhjes Social-demokrate të Maqedonisë, ka thënë arsyet pse kryetari i Komisionit për zgjedhje dhe emërime u zgjodh nga radhët e VMRO-së.
“Përfundoi koordinimi, dua të njoftoj se kemi arritur marrëveshje për përbërjen dhe kryetarin e Komisionit.
Ne pranuam që kryetari të jetë nga radhët e VMRO-DPMNE-së, me qëllim që të zhbllokohen proceset, të funksionojnë institucionet dhe qytetarët të mos jen peng të politikës, për shkak se nga kjo situatë më së shumti pësojnë qytetarët, ekonomia e kështu me radhë.
Në këtë mënyrë Republika e Maqedonisë do të vazhdoj të ecë përpara”, ka thënë Oliver Spasovski. /albeu