Serbia përsëri ka dominuar tregun e Kosovës me mallrat të importuara. Gjatë muajit shkurt, importet nga vendet e CEFTA-së kanë arritur në 50.0 milionë euro. Kurse, vendet me pjesëmarrje më të lartë për import ishin: Serbia me 6.1 për qind Maqedonia 5.3 për qind dhe Shqipëria 3.7 për qind.
Pasi e kishte humbur për një kohë tregun e Kosovës me vendosjen e taksës 100 për qind, Serbia është rikthyer sërish në vendin e parë sa i përket importeve të Kosovës.
Sipas statistikave të fundit të bëra publike nga Agjencia e Statistikave të Kosovës, për muajin shkurt 2021 importi nga vendet e CEFTA-së arriti vlerën e 50 milionë eurove.
Dominim të tregut gjatë shkurtit ka pasur Serbia.
“Importet nga vendet e CEFTA-së në muajin shkurt 2021, arritën në 50.0 milion euro, ose (16.6%) të importeve të përgjithshme, me një rritje prej (74.2%). Vendet me pjesëmarrje më të lartë për import ishin: Serbia (6.1%), Maqedonia (5.3%),dhe Shqipëria (3.7%)”.










