Trekendësh si Trixa, Donald dhe Bora? Stresi del “huq”, opinionisti nuk ia përton aspak me kritikat

Debat në mbrëmjen e “BBVK” pati edhe në mes të Stresit e Gresës në lidhje me darkën e famshme të tyre. Gresa e akuzonte se ai po mundohej ta bënte të dashur, mirëpo reperi e mohoi këtë, duke thënë se me të ka folur edhe për interesin që e ka për ish të dashurën e tij.

Ndërkaq, për trëndafilat e vendosur në darkën e tyre, Stresi, si edhe herët e tjera, e mohoi të ketë kërkuar lule në takimin e tyre, mirëpo e kundërta u tha nga vetë ai, në videon e përgatitur nga produksioni, ku shihet se reperi e kërkoi një gjë të tillë. Pra, Stresi kërkoi trëndafila në darkën e tij me Gresën.

Opinionisti i Big Brother VIP Kosova, Olti Curri, në një bashkëbisedim të drejtpërdrejt me Stresin i ka dhënë kritikat e tij mbi raportin me Gresën.

Ai ka thënë se historia e tij me Gresën dhe ish të fejuarën e tij, Keisin, po i kujtojnë Currit “historinë e trekëndëshit” të Beatrix Ramosaj, Donald Veshaj dhe Bora Zemanit.

Curri po ashtu ka shtuar se një histori e tillë tashmë “është e konsumuar” dhe “nuk është më interesante për publikun”– tha ai.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu