Tri alternativat e Barcelonës nëse dështon rikthimi i Neymarit

Barcelona në afatin e ardhshëm veror pritet të bëjë disa transferime në sulm për të rindërtuar skuadrën. Në njërën anë është duke u testuar rikthimi i Neymarit, por në rast që nuk realizohet janë edhe disa alternativa.

Erling Haaland, Sergio Aguero dhe Lautaro Martinez shihen si favoritët për t’u transferuar në “Camp Nou” nëse dështon kalimi i brazilianit.

1.Erling Haaland

Norvegjezi është një ndër me të preferuarit e Joan Laportas, por çmimi mbetet i lartë, ngase operimi nuk do realizohet nën 180 milionë euro, edhe pse kërkohet edhe nga Real Madrid, Juventus, Liverpool, City, United dhe PSG që e bën edhe me të vështirë arritjen.

2.Lautaro Martinez

Argjentinasi edicionin e kaluar ishte dëshira e madhe e Barcelonës, por Inter nuk pranoi të negocionte për çmim duke kërkuar që t’i paguhet klauzola e lirimit me vlerë 111 milionë euro.

Shkaku i gjendjes financiare blaugranasit nuk arritën ta transferojnë, ndërsa tani është duke i shikuar sërish opsion për Barcelonën.

3.Kun Aguero

Aguero nuk do të rinovojë me Manchester Cityn dhe thuhet se Barcelona i ka ofruar kontratë dyvjeçare.

Argjentinasi është mik i mirë i Lionel Messit dhe është i hapur për kalimin nëse kapiteni i katalunasve rinovon kontratën, por ish ylli i Atleticos kërkohet edhe nga Juventus.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu