Prej disa ditësh politika është futur sërish në një “krizë” dhe shkak për këtë është zgjedhja e kryeprokurorit të ri.
Në kuadër të këtij debati të nxehtë, gazetari dhe analisti Mentor Kikia ka bërë një deklaratë të fortë.
Duke u nisur nga çështjet e fundit që po trajtohen në vend dhe grupet kriminale, Kikia ka deklaruar se Prokurori i Përgjithshëm duhet të jetë i përgaditur pasi mundet t’i hidhet edhe makina në erë.
Kikia: Prokurori i Përgjithshëm duhet të jetë i përgatitur të jetë jo tabelë qitje por poligon.
Prokurori i Përgjithshëm jo thjesht duhet të ketë 15 vite punë, por të jetë edhe trim.
Duhet të kesh këllqe dhe ta ndash mendjen se do të përballesh qoftë me ministra, qoftë me klane kriminale. Duhet të jetë i përgatitur që t’i hidhet makina në erë nesër. /albeu










