Mbrojtësi francez i Barcelonës, Samuel Umtiti ka qenë në rrezik për jetën, pas një goditje që mori në fyt nga sulmuesi i Athletic Bilbaos, Aritz Aduriz.
Për të ndihmuar francezin ka ndërhyrë menjëherë stafi mjekësorë, ku i janë dashur disa minuta që të rregullojnë frymarrjen e Umtitit.
Ai pasi është kthyer në fushë ka sulmuar sulmuesin spanjoll, ku më pas të dy u ndëshkuan me karton të verdhë.