Tronditet Barca: Talenti i madh i ekipit do të kryejë një tjetër operacion

Barcelona ka marrë një lajm shumë të keq ditën e sotme, teksa sipas gjasave pritet që Ansu Fati të kryejë një tjetër operacion. Talenti i madh i sulmit është dëmtuar që në muajin nëntor të vitit të shkuar.

Dëmtimi pritej të zgjaste rreth 3 muaj, por duket se çdo gjë ka dalë jashtë parashikimeve. Mediat në Katalonjë kanë nisur të raportojnë se Ansu Fati do të duhet të kryejë një tjetër operacion. Nëse diçka e tillë ndodh, atëherë 18-vjeçari do të humbte jashtëzakonisht shumë.

Përveç pjesës së mbetur të sezonit me Barcelonën, Ansu Fati rrezikon seriozisht të humbasë edhe Europianin me Kombëtaren spanjolle.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu