Tronditet sërish veriu i Kosovës, hidhet mjet shpërthyes drejt një ekipi televiziv

Një mjet shpërthyer është hedhur në drejtim të një ekipi televiziv në Lagjen e Boshnjakëve në Mitrovicë sonte. Raportohet se shpërthimi ka qenë mjaft i fuqishëm, ndërsa policë të Kosovës kanë qenë prezent gjatë ngjarjes.

Shpërthimi ishte i fortë. Nuk kemi arritur të shohim ata që e gjuajtën, por në momentin e shpërthimit ishin afër edhe Policia. Nga ajo çka mund të shihnin ata ishin diku 5-6 persona të organizuar të cilët e hodhën mjetin e fortë shpërthyes”, tha gazetari i TV1.

Nga ky shpërthim nuk ka mbetur i lënduar askush.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu