Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në Tiranë, ku 53-vjeçari Fadil Kasemi ka qëlluar me armë zjarri ish-gruan e tij në zonën e njohur si ‘Xhamlliku’ në kryeqytet.
Viktima është Fides Hafizi, e cila është qëlluar me dy plumba nga ish-bashkëshorti i saj, duke gjetur vdekjen e menjëhershme.
Hafizi ishte gjykatës në Shkodër, ndërsa policia ndodhet në vendin e ngjarjes, ku është bërë e mundur edhe arrestimi i autorit.
Lidhur me ngjarjen e rëndë, janë vënë në dijeni Presidenti i Republikës Ilir Meta, si dhe Këshilli i Lartë i Drejtësisë, ku kjo e fundit pritet të zhvillojë një mbledhje urgjente. /Gazeta Express
Lexo më shumë në: http://www.gazetaexpress.org/lajme-nga-shqiperia/ekzekutohet-gjykatesja-ne-mes-te-tiranes-shteti-ne-kembe-pritet-mbledhja-urgjente-e-kld-se-427418/?utm_source=referral&utm_medium=web&utm_campaign=copyright










